Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Treqind” të PSP-së, në të cilën akuzohet Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB për furnizim të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilën duhet të dëshmojnë edhe disa dëshmitarë.
Në seancat paraprake dy dëshmitarë të cilët kanë qenë të punësuar në MPB dhe kanë qenë pjesë e Komisionit për furnizim të automjeteve e kanë sqaruar procedurën rreth furnizimit. Ata sikur edhe dëshmitarët nga seanca e kaluar, mes tjerash sqaruan se furnizimi ka qenë i ndarë në faza, ndërsa sqarojn edhe për çka është kërkuar, respektivisht cilat kanë qenë karakteristikat e automjeteve dhe për çfarë nevoja në MPB janë furnizuar.
Sipas aktit të prokurorisë, Popovski me furnizimin e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për shumë prej 453.570 euro.
Popovski, sipas PSP, tenderin për blerje, servisim dhe për mirëmbajtje të automjeteve ua ka ndarë firmave, të cilët nuk kanë pasur ofertë më të lirë.

