“Asnjë funksionar nuk vlen dhjetë herë më shumë se një punëtor”, thotë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, në një paraqitje në televizionin Alsat M.
“Po flasim për kërkesën për rritjen e pagave të punëtorëve, për fazat e ardhshme të shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve, për shantazhet dhe për kërkesën e Qeverisë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik dhe për heqjen e rritjes së pagave në sektorin publik, shantazhet për heqjen e të drejtës për shpërblim jubilar, K-15 (arsimi, shëndetësia, MPB, ARM etj.). Po flasim edhe për atë se çfarë mund të bëjnë deputetët, për mesazhin që dërgon Qeveria kur sot përfaqësuesi i saj nuk u paraqit në LSM për të nënshkruar Marrëveshjen për rritjen e pagës minimale dhe për rritjen e të gjitha pagave të tjera, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për rritjen e pagave të punëtorëve për 40%. Po flasim edhe për mënyrën se si partitë politike i ndërrojnë fanellat kur janë në opozitë dhe kur janë në pushtet. T’u marrësh punëtorëve tre monedha e t’u japësh një është joserioze. Në Qeveri duhet t’i dëgjojnë këshillat e tyre që i kanë dhënë para dy ose tre vitesh dhe t’u përmbahen atyre”, ka shkruar Trendafilov në Facebook.


