Një trend i rrezikshëm tek fëmijët. Një vajzë 13-vjeçare është sulmuar nga bashkëmoshatarët e saj teksa po kthehej nga shkolla.
Fëmijët e tërhoqën zvarrë në tokë, e goditën, të tjerët e shikonin. Ky trend i ri i rrezikshëm, që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm tek fëmijët, është filmuar dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale të njohura.
“Sky News” britanik raporton se rreth njëzet fëmijë të tjerë u mblodhën rreth viktimës dhe talleshin me të.
Sipas ekspertëve, është një trend në rritje në shkollat britanike dhe incidente të tilla janë shqetësuese.
Besohet se sulmet më të shpeshta të tilla bëhen për të regjistruar video, domethënë për të krijuar përmbajtje për të ndarë dhe për të qeshur në grupet private të Snapchat./Lajmi i plotë.