– Me datë 09.11.2024 në ora 21.30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Shkup, në afërsi të stacionit të pagesës “Rramali”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Shkoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.I. (47) nga Kumanova dhe një automjet mallrash “Iveko” me marka të Kumanovës, i drejtuar nga M.J.(60) nga Kumanova, njofton MPB.
Në aksident, sipas policisë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri M.I. nga mjeti tip Shkoda, dhe janë lënduar drejtuesi A.I dhe një pasagjer tjetër J.I. nga i njëjti automjet, konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.