Policia ka arrestuar tre persona në Kërçovë, Kumanovë dhe Manastir, pasi janë kapur duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve nga MPB, më 16.08.2025, rreth orës 02:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë, policia ndaloi një automjet të tipit BMW, të drejtuar nga B. Xh. (26) nga fshati Zajaz. Pas testimit, shoferit iu konstatua 2.08 promilë alkool në gjak
Po atë ditë, rreth 04:48 në Kumanovë, policia ndaloi një automjet të tipit Smart me targa kumanovare, që drejtohej nga B. N. (34). Testi tregoi se ai kishte 3.43 promilë alkool në gjak, një nga nivelet më të larta të evidentuara.
Ndërkohë, një ditë më parë, më 15.08.2025, në orën 19:36, në rrugën “Maqedonska Falanga” në Manastir, policia ndaloi një automjet të tipit Mercedes me targa vendore, që drejtohej nga N. D. (41) nga fshati Sredno Egri. Pas kontrollit, rezultoi se ai kishte 1.68 promilë alkool në gjak.Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj shoferëve do të ngriten kallëzime për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.