Më datë 23.10.2025 në orën 14:40, 14:45 dhe 15:23, në rrugën Gostivar-Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat J.L.(35) nga f.Zhelinë, H.L.(58) nga f.Raven, Gostivar dhe V.B.(44) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se J.L. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës me shpejtësi 162 kilometra në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë, H.L. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi 174 kilometra në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë, ndërsa V.B. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Toyota” me targa të Shkupit me shpejtësi 151 kilometra në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.


