Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm për lloje të ndryshme të armëve janë gjetur gjatë kontrollit të një të dyshuari në Batincë, njofton Prokuroria.
Kundër këtij personi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.
Sipas Kodit Penal, prodhimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve dënohet me burg nga 3 deri në maksimum 10 vite. Prokurori publik i lëndës ka vlerësuar se personi mund të arratiset ose ta përsëris veprën, prandaj është dërguar propozim pranë gjykatësit së procedurës paraprake që personit në fjalë t’i caktohet masa e paraburgimit.