Tre personat e ndaluar ditë më parë në protestën që u mbajt nga familjarë e 14 viktimave, por edhe nga qytetarët e Tetovës, vazhdojnë të mbeten edhe më tej në paraburgim, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Sipas informatave nga SPB – Tetovë, ata pas marrjes në pyetje nga policia dhe dokumentimi i rastit, sot pritet të nxirren para gjykatësit hetues, i cili do të vendos për masën e mëtutjeshme, që mund të jetë vazhdimi i paraburgimit ose mbrojtja e tyre në liri.
Në mesin e tre të arrestuarve është edhe organizatori i protestës, Blerim Ahmedi, i cili akuzohet për shkelje të nenit 384 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, që ka të bëj me organizimin dhe mbajtjen e protestave të dhunshme dhe rrezikon dënim me burgim nga një deri në tre vite burg. Personi i dytë i arrestuar ditë më parë është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar një efektiv të policisë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës. Ndërsa personi i tretë është po ashtu një protestues, i cili gjatë protestës ka bërë shkelje duke penguar efektivët e policisë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare. Në protestën e djeshme, gjatë përleshjes me policinë janë lënduar katër efektiv të policisë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Temperatura e përsosur për kondicionerin tuaj gjatë verës
- Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”
- Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve
- Rama në Durrës pas “goditjes” në Fier: Takim me drejtuesit vendorë për lirimin e hapësirave publike
- Angellov: Ka indikacione se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm
- Uji, aleati i verës: Sa gota duhet të konsumoni çdo ditë, sipas ekspertëve
- Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Burgut në Shutkë dhe shtatë personave tjerë, dyshohet se lejuan të burgosurit të shkonin në shtëpi pa të drejtë
- Macron në vizitë zyrtare në Britani: “Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi”