Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26, maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore në Maqedoni të Veriut, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë.
Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve.
“Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më pare. Nëse kanë qenë në shkollat teknike, elektroteknike ose makinerisë atëherë orientimi I tyre është drejt fakulteteve teknike dhe kalimi në to është më I lehtë sepse edhe janë të përgatitur për këtë. Nëse dikush nga drejtimi I makinerisë zgjedh të aplikoj në Fakultetin Ekonomik ose Juridik atëherë do të paraqes Maturën Shtetërore të përgjithshme”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së.
Maturën Shtetërore këtë vit e kanë paraqitur 15 mijë maturantë. Krahasuar me vitin paraprak numri i maturantëve mbetet thuajse i njëjtë. Mirëpo, sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve mbetet i ulët numri i nxënësve që arsimin e mesëm e rrumbullakojnë me maturë shkollore dhe kyçen në tregun e punës.
“Nxënësit që nuk paraqesin Maturën Shtetërorë kanë mundësi të japin provimin e maturës së shkollës ose provimin përfundimtar, varësisht ku janë, në gjimnaze ose shkolla profesionale. Ato nxënës që vendosin në këtë mënyrë ta rrumbullakojnë arsimin e tyre më tutje kyçen në tregun e punës ose orientohen në diçka tjetër. Numri I nxënësve në maturë shtetërore është shumë më I lartë kundrejt numrit të nxënësve që paraqesin maturën shkollore”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së..
Me ndryshimet ligjore janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtjesorë, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik.