Jonathan David duket se do të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të janarit, pas katër viteve e gjysmë qëndrim te skuadra franceze.
Sulmuesi kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
David edhe këtë edicion ka pasur paraqitje të shkëlqyera, ku në 29 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Dëshira e lojtarit ishte të transferohej te Barcelona, por Hansi Flick nuk e sheh si lojtarin ideal për formacionin e tij dhe kjo bie poshtë.
E ardhmja e sulmuesit duket se do të jetë në Ligën Premier, ku janë tre skuadra që po duan transferimin e tij.
Manchester United, Tottenham Hotspur dhe West Ham United kanë shprehur interesim për transferimin e David.
Lille synon që të fitojë rreth 15 milionë euro në janar, duke marrë parasysh që në verë lojtari del i lirë dhe klubi francez synon mos ta humbas me parametra zero. /Telegrafi/