Tre autobusë dhe një furgon i një kompanie private u përfshin nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Orizari të Koçanit. Rasti u denoncua herët këtë mëngjes në orën 2:30, informojnë nga Sektori i punëve të brendshme në Shtip.
“Sot në orën 02:30 të mëngjesit në SPB Shtip në lagjen Orizari të Koçanit janë djegur tre autobusë dhe një furgon, në pronësi të një kompanie private. Zjarri është shuar nga Njësia territoriale kundër zjarreve – Koçan”, thuhet në kumtesën e SPB Shtip.
Prej atje theksohet se nuk ka persona të lënduar. Pritet që gjatë ditës të kryhet inspektim nga ekip i DPB të Koçanit.