Qytetarët e Shkupit prej sot do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas në të gjitha autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privat deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit.
Transporti do të jetë falas deri sa niveli i ndotjes së ajrit nuk zvogëlohet deri në nivelin e lejuar. Qyteti i Shkupit së bashku me komunat do ta intensifikojë kontrollin e shesheve të ndërtimit dhe NP “Higjiena komunale” do të vazhdojë me pastrim intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve.
Këto masa dhe rekomandime janë në pajtim me Ligjin për zvogëlimin e ajrit ambiental dhe në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit dhe janë në pajtim me ingerencat që i ka si kryetar të qytetit të Shkupit.