Marrëveshja e Prespës i hapë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan në letrën që presidenti amerikan Donalld Tramp i ka dërguar homologut të tij Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 Shtatori. “Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të posaçme”, thuhet në letrën e presidentit Tramp të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Shkup./Alsat-M
Data 16.03.2026
Aktuale
- Rriten të ardhurat nga shitja e shërbimeve në vend
- Rrahje në Tetovë: 29-vjeçari denoncon në polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij
- Arrestohet një banor i Kavadarit, kapet dy herë duke drejtuar motoçikletë dhe veturë pa patentë shoferi, i konfiskohen të dyja
- Edhe një shtrenjtim i madh i çmimeve të derivateve të naftës
- “Markun dhe nënën e tij s’do i falim kurrë!”- Rreth një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e shqiptares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! S’duam të kujtohet si “vajza e valixhes”
- Shtetasi serb e rrahu gruan në lokal, e më pastaj edhe në hotel në Ohër
- Ndalohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj
- Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt me prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

