Alsat 2019-09-03T10:37:42+02:00
Përfaqësuesit ligjorë të të akuzuarve në lëndën e PSP “Trajektorja” gjatë seancës gjyqësore kërkojnë ndërprerjen e këtij procesi deri sa të përfundoj procedura e shkarkimit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva.
Avokati Elenko Millanov tha se në bazë të nenit 370 pika 1 e Kodit Penal, prokurorja speciale e kësaj lënde Lile Stefanova nuk ka autorizim të përfaqësoj organin e akuzës përderisa Këshilli i Prokurorëve Publik ka ngritur procedurën për shkarkimin e Janeves, e dyshuar në rastin Reket.
Çdo hap i mëtejmë në lëndët e PSP-së, sipas tij do të jetë i jashtë ligjshëm. Millanov kërkon përjashtimin e Lile Stefaovas nga ky proces.
Mbetet trupi gjykues në krye me gjykatësin e lëndës, Goran Boshev të vendosin nëse do të vazhdoj procesi gjyqësorë.
Adnan Qaili
Loading…



