Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski po përfundon mandatin duke lënë pas koasin në bulevardin “Nikolla Karev”, e njohur si “Rruga e plastikave” në Shkup. Frekuentimi i shumtë i këtij bulevardi nga vetura dhe kamionë mallrash, vështirëson komunikacionin. Përveç paralizimit të komunikacionit rrugor, ky bulevard paraqet problem edhe per këmbësorët, pasi ka mungesë të mbikalimeve dhe vijave të bardha.
I pyetur per problemin e kësaj rruge, dhe anashkalimin e pjesës së Shkupit ku banojnë shqiptarët në përgjithësi, kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se disa herë janë përjekur për ta ndërtuar këtë rrugë dhe se projektet për të akoma do të vazhdojnë.
KOCE TRAJANOVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Me rrugën e plastikave, ky projekt po punohet, ka pasur një projekt tjetër kryesor. Rregullorja jonë ka ndryshuar, po bëhet një projekt tjetër me të cilin nuk do të ketë gjelbërim që objektet të mos jenë të mbuluara”.
Nga ana tjetër, qytetarët e mllefosur ankohen se vendet e banuara kryesisht me shqiptarë janë të lënë pas dore, madje ata thonë se diçka shumë e rëndësishme, siç janë vizëbardhat mungojnë dhe e vështirsojnë kalimin e këmbësorëve.
QYTETAR
“Ka shumë, kamionat e Kosovës dhe gjithë qytetit vijnë brenda ditës, ato duhet të vijnë pas orës 6. Policë nuk ka këtu. Jemi paraqit 2-3 herë në komunë nuk vijne. Komunikacion ka tepër. Prej urës Bit Pazar deri ketu 300 metra ju duhen 15 minuta të arrijnë”.
QYTETAR
“Vijat e bardha nuk janë, janë fshi njerëzit duhet me kalu , veturat nuk ndalen. Kemi bo ankesa 2 muaj rend nuk vijnë. Ja momentalisht vetura del nga ajo anë, ja biçikleta nga ana tjetër nuk ndalet askush me ja liru rrugën se nuk i sheh vijat”.
QYTETAR
“Edhe me parkingin kemi vërejtje, problem s’kanç ku të ndalen, mushterinjtë po ankohen. Nga pjesa e shqipëtarëve s’kan punu asgjë. Kemi me mbeturinat problem, na kan anashkalu krejt gjegjesisht. Nuk jemi te kënaqur prej Koce Trajanovskit absolutisht”.
Trajanovski theksoi arritjet e tij për sa i përket projekteve të tij të sukseshme duke përfshirë 4 rreth rrotullimet e mëdha në Autokomandë, Porta Vllae në rrugën “ Lazo Tërpovski” dhe në bulevardin Serbia, si dhe shtoi se projektet e tilla për rregullim të Shkupit do të vazhdojnë edhe më tutje. Medina Ajeti

