Prokuroria Speciale është treguar si institucion i përgjegjshëm, profesional dhe i pavarur, vlerëson Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme, duke folur për mandat shtesë të Speciales për hetimet ndaj ish-zyrtarëve
“Prokuroria Speciale është treguar si institucion i përgjegjshëm, profesional dhe i pavarur. Ajo ka dëshmuar nevojën për reforma rrënjësore në sistemin aktual të drejtësisë. Vlerësoj se proceset që kjo prokurori ka nisur nuk duhet të dështojnë për shkak të skadimit të mandatit të saj, por ato duhet të shqyrtohet nga Prokuroria e Rregullt, apo nga vet prokurorët e Speciales nëse vendoset që mandati i saj të vazhduar në kuadër të Prokurorisë së Rregullt. I mbetet institucioneve të vendosin për këtë”, ka deklaruar për Rel, Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme, transmeton Zhurnal.
Prokuroria Speciale ishte formuar dy vite më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, pas insistimit të opozitës së atëhershme, e cila nuk besonte në Prokurorinë e Rregullt se në mënyrë të pavarur do të hetoj aferën e përgjimeve prej nga dolën të dhëna mbi shpërdorimet e shumta që kishin bërë ish-zyrtarët e Qeverisë së kaluar.