Analizë nga Almakos
Tragjeditë nuk njohin kufij shtetërorë dhe nuk kursejnë as shoqëritë më të zhvilluara. Raste si ai në Krans-Montana të Zvicrës dhe tragjedia e rëndë në Koçan dëshmojnë se fatkeqësitë mund të godasin kudo, pavarësisht nivelit të zhvillimit ekonomik, teknologjik apo institucional.
Edhe pse Zvicra konsiderohet një nga shtetet me standardet më të larta të sigurisë në botë, rasti i Krans-Montana tregon se kur rrethanat fatkeqe bashkohen, as sistemet më të avancuara nuk janë plotësisht imune. Kjo e bën tragjedinë universale dhe dhimbjen të përbashkët, askush nuk do të donte të ishte në vendin e prindërve apo familjarëve të viktimave.
Megjithatë, dallimi thelbësor mes shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim qëndron te parandalimi, reagimi institucional dhe përgjegjësia pas ngjarjes. Në këtë kontekst, rasti i Koçanit duhet të shërbejë si alarm serioz për nevojën e kontrolleve shumë më rigoroze të sigurisë, zbatimit strikt të ligjit dhe kujdesit maksimal për jetën njerëzore.
Fatkeqësitë nuk mund të eliminohen plotësisht, por neglizhenca, mungesa e kontrollit dhe papërgjegjshmëria po. Çdo masë shtesë sigurie, çdo kontroll më tepër dhe çdo vendim i drejtë institucional mund të shpëtojë jetë.


