Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë të tjera për Stojançe Jovanovskin, bashkëshortin e Ivana Jovanovskës, e cila së bashku me vajzën e tyre ranë nga kati i gjashtë në Karposh të Shkupit.
Prokuroria kumtoi se paraburgimi po vazhdohet sepse po vepron sipas urdhrave të lëshuar për ekspertizë të tre celularëve dhe sendeve të tjera, po sigurohen dhe analizohen regjistrime video nga disa lokacione kritike, ndërsa dhe po sigurohet i gjithë dokumentacioni për ankesat dhe raportet e mëparshme të dhunës në familje të cilat lidhen me të dyshuarin dhe gruan e ndjerë.
Në mënyrë shtesë po ndërmerren veprime të tjera që janë të rëndësishme për të vërtetuar veprat penale, elementët e të cilave po hetohen për momentin.
Ivana dhe Katja Jovanovski të hënën rreth orës 14 humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i ndërtesës në ët cilën po jetonin. Stojançe Jovanovski dyshohet për dhunë në familje dhe nxitje për vetëvrasje.


