Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e një 27-vjeçari, pasi ky i fundit dhe foshnja e tij tre muajshe janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Demiraj, afër Gjilanit, pranë kufirit me Maqedoninë.
Fillimisht u raportua se dy viktimat kishin humbur jetën nga shpërthimi i një pajisjeje, të cilën dyshohej se e kishte aktivizuar vetë i riu. Megjithatë, pas hetimeve fillestare, policia e ka rikualifikuar rastin si dyshim për vrasje të rëndë.
Sipas policisë, rasti është raportuar në orën 08:47, ndërsa në vendngjarje kanë dalë ekipet policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë, mjeku i së cilës ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Me urdhër të prokurorit, 65-vjeçari është ndaluar për 48 orë. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Disa media raportojnë se foshnja jetonte me të atin pasi nëna ishte larguar nga familja, ndërsa 27-vjeçari kishte pasur probleme me varësinë. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, një version jozyrtar pretendon se i riu fillimisht kishte vrarë foshnjën, ndërsa më pas babai i tij kishte vrarë atë. Autoritetet nuk i kanë konfirmuar këto pretendime.
Rrethanat e plota dhe motivi i tragjedisë pritet të zbardhen pas përfundimit të obduksionit dhe hetimeve.
Data 02.11.2026
Aktuale
- Italia e konsideron Turqinë partnere kyçe për sigurinë evropiane
- Tragjedia e një artisti: Gjergj Mena ndërron jetë në moshën 41-vjeçare
- “Hera e fundit që të drejtohem si babai yt politik”/ Toni Gogu vizitë sekrete te Erion Veliaj, i çon kërcënimet e Ramës: Dorëzo urgjentisht mandatin ose do kalbesh në burg
- SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve
- LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme
- Tragjedi pranë kufirit me Maqedoninë: Babai dhe foshnja tre muajshe gjenden të vdekur, arrestohet gjyshi
- I kërkuar për vuajtje dënimi, kapet 47 vjeçari nga Nerashti dërgohet në Burgun e Tetovës
- Skandal në familje në Gostivar, nëna dhe motra dyshohet se sulmuan fizikisht të miturin



