Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bllok 70” në Tetovë, ku raportohet për një vrasje.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje të birin me një pushkë gjuetie. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është gjetur arma e krimit. Po ashtu, burime jozyrtare bëjnë të ditur se babai është dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij psikike pas ngjarjes.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij akti të tmerrshëm.