Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA. 41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit. “Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka dëshmohet se bëhet fjalë për tragjedi. Ejupi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Harun Kasumi, ndërsa pas vetes ka ĺënë dy fëmijë të mitur: Harun dhe Shaqir Kasumin. (koha.mk)
Data 17.04.2026
Aktuale
- Ish avokati i shtetit Fehmi Stafa pranoi fajin, do te dënohet me 15 muaj burg
- Mickoski: Ka rezerva të derivateve të naftës në depot shtetërore, situata është e qëndrueshme
- Varrimi i një Mercedes Benz: Një ceremoni e çuditshme që ngre pyetje mbi traditat kineze
- Fahri Fazliu lejohet ta takojë babain e tij, Fadil Fazliu pas 1 viti e 4 muajsh ndalesë nga Specialja
- Bastisje në Kërçovë, policia i gjen 66 vjeçarit arsenal armësh në shtëpi
- Vazhdojnë arrestimet dhe raportimet për dhunë familjare
- Ministri Mucunski merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia
- LSDM: A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet për ekstradimin e Gruevskit?

