Një grua e moshës mbi 45 vjeçare ka humbur jetën mbrëmë, pasi është përplasur nga një veturë në fshatin Sllupçan. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për grua të moshës 45 deri 50 vjeçare nga ky fshat, e cila është përplasur nga një veturë e drejtuar nga një person nga fshati Vaksincë, transmeton Gazeta Lajm.
Tragjedia ka ndodhur pas iftarit, respektivisht pas orës 10, në kohën e namazit të teravisë. Në vendngjarje ka dalur policia për të kryer hetime, mirëpo MPB ende nuk ka dalur me kumtesë zyrtare për këtë rast.


