Me 03.01.2019 rreth orës 07.35 në Stacionin Policor në Çair, M.M.(29) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 06.00 në shtëpinë e tij e ka parë se djali i tij nuk është duke dhënë shenja jete, transmeton Almakos.
Nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.
Është kryer kontroll dhe me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet obduksion.