PTHP-ja ka propozuar paraburgim për 4 persona dhe masa kujdesi për një tjetër, të dyshuar për trafikimin e veturave luksoze dhe falsifikimin e dokumenteve
Një I dyshuar është I pakapshëm për organet e ndjekjes dhe masa e paraburgimit do të zbatohet pas kapjes së tij.
Fletarrest ndërkombëtar është shpallur për një person për shkak të një lidhjeje tjetër me rast të njëjtë.
Katër shtetas të RMV-së kanë qenë të implikuar në këtë rast, por atyre nuk u janë përcaktuar masa kujdesi.
Të dyshuarit tjerë janë persona zyrtar të shërbimeve administrative për regjistrimin e automjeteve.
Ndërkaq, MPB njoftoi se kundër 12 shtetasve të RMV-së dhe një shtetasi të huaj, janë inicuar kallëzime penale që lidhen me trafikimin e veturave luksoze si dhe falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimit të detyrës yrtare.
Policia, gjatë së dielës kishte kryer 10 bastisje tek 10 persona – 7 në Shkup, një në Negotinë dhe një në Manastir, ku nga liria janë privuar 6 persona, nga Shkupi, Dojrani I Vjetër dhe Manastiri.
MPB-ja thotë se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar 4 automjete, dokumente zyrtare, rreth 32.500 euro, marrëveshje shitblerjesh, 5 targa gjermane, rreth 25 gram kokain, laptopë, kompjuterë dhe gjësende tjera që lidhen me veprat penale.
“MPB-ja në bazë të provave, në PTHP do të dorëzojë kallëzim penal kundër 13 personave, prej të cilëve dy janë ish-punonjës në MPB, njëri ende i punësuar në MPB, të cilët gjatë natës dhe mëngjesit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake” – thonë nga MPB.
Të dyshuarit kishin trafikuar automjete luksoze të vjedhura dhe kanë shmangur procedurat doganore në RMV. Gjatë periudhës 2021 – 2022 në Maqedoninë e Veriut kanë transferuar automjete me dokumente të rrejshme, kanë përmirësuar numrat, më pas I kanë regjistruar dhe rishitur. /tvklan.mk/