Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi një mundësi për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim të MPB-së me Fakultetin e Sigurisë, por edhe me fakultetet tjera si Juridik, Ekonomik… që kanë pika kontakti me fushën e sigurisë, në mënyrë që studentët më të mirë të mund të hyjnë në institucionet shtetërore, fusha e punës së të cilave është siguria, të cilët, siç tha ai, duhet të jenë themeli i një shteti.
“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes MPB-së dhe Fakultetit, dhe është një nga bashkëpunimet kryesore me institucionet e arsimit të lartë. Mund të njoftoj se sipas Ligjit të ri për punë të brendshme do të kemi mundësi me të gjitha institucionet e arsimit të lartë që synojnë fushën e sigurisë, ndërsa veçanërisht me Fakultetin për Siguri në Shkup të lidhim Memorandum bashkëpunimi me të cilin kuadrot më cilësore që do të dalin nga atje, të hyjnë në kuadër të institucioneve të sigurisë, atje ku e kanë vendin”, tha ministri Toshkovski në fjalimin hyrës në konferencën e 16-të shkencore ndërkombëtare me temën “Korrupsioni sistematik – kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasjet strategjike-të sigurisë për zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara”, që mbahet në Shkup.
Ai shfaqi shpresë se kjo ide do të mbështetet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë si ai Juridik… Ekonomik dhe fakultete tjera të cilat do të mundësojnë kuadro më cilësore të hyjnë në institucionet e sigurisë.
“Në një mënyrë të tillë do të ketë mundësi që studentët më cilësor, ata të cilët kanë dhënë maksimumin nga vetja në kuadër të arsimit të tyre të lartë, nëse duan kanë dëshirë t’i përfshijmë në kuadër të MPB-së, për fillim. Shpresoj se në të ardhmen edhe institucionet tjera, të cilat kanë në fushën e tyre disa çështje të lidhura me sigurinë, si ASK, Dogana…do ta ndjekin këtë shembull dhe do t’u japin motiv shtesë studentëve, veçanërisht atyre më të mirë të jenë pjesë e këtyre institucioneve, të cilat me të vërtetë duhet të paraqesin themelin e një shteti evropian dhe demokratik bashkëkohor”, theksoi ministri Toshkovski në fjalim.
Ai shtoi se këtë vit, tema e konferencës është shumë aktuale dhe interesante në çdo shoqëri veçanërisht në Ballkan dhe theksoi se me diskutimet ekspertët do të kontribuojnë në mundësinë për ballafaqimin me sfidat aktuale.
Përveç ministrit Toshkovski, janë parashikuar fjalime hyrëse të prof.dr. Igor Nedellkovski, rektori i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir, dhe prof.dr. Jonçe Ivanovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë-Shkup.
Në hapjen solemne fjalime do të kenë edhe ekspertë të fushës – prof.dr. Miodrag Laboviq nga Fakulteti i Sigurisë-Shkup, prof.dr. Uglesha Zvekiq, Nisma globale kundër krimit të organizuar transnacional dhe prof.dr. Filip Ejdus nga Fakulteti i Shkencave Politike-Beograd.