Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në komunën e Kaproshit, ku një nënë së bashku me fëmijën humbën jetën pas rënies nga ballkoni.
Sipas fakteve të deritanishme të konstatuara, tha ministri ngjarjet e datës 2 dhe 3 mars 2026 kanë pasur edhe rrethana paraprake, të cilat janë objekt i një hetimi të detajuar.
“Konkretisht, po atë ditë, në orën 12:05, në polici është pranuar një denoncim lidhur me një zënkë ndërmjet bashkëshortëve. Pas pranimit të denoncimit, zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe në orën 12:19 kanë mbërritur në lokacionin e përmendur. Në vendngjarje është zhvilluar një bisedë me Ivanën, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt fizik mes saj dhe bashkëshortit, se bëhej fjalë për një keqkuptim, i cili ishte zgjidhur në mënyrë paqësore, dhe se nuk kërkon ndërhyrje policore apo nisje të çfarëdo procedure. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se çështjet martesore do t’i zgjidhë përmes procedurës së shkurorëzimit dhe se ato do t’i rregullojë në rrugë institucionale.
Për këto veprime, nga ana e zyrtarëve policorë është përpiluar shënim zyrtar, i cili është nënshkruar edhe nga viktima e tanishme”, tha ministri Toshkovski.
Ministri tha se me urdhër të prokurorit publik, personi Stojançe Jovanovski është privuar nga liria për dyshime për kryerjen e një vepre penale.
“Ai ndodhet në stacion policor, me të po punohet, po kryhet dokumentimi i plotë i rastit dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përmes procedure të shpejtë.
Në interes të transparencës së plotë, informojmë opinionin edhe për veprimet e mëparshme lidhur me këtë person.
Gjatë viteve të fundit, nga ana e SPB Shkup janë paraqitur gjithsej 10 kallëzime penale,
për vepra nga fusha e krimit të dhunshëm, veprave kundër pasurisë dhe tregtisë së paligjshme me drogë”, ka deklaruar Toshkovski.
Data 03.03.2026
Aktuale
- Siljanovska-Davkova: Investimi më i madh për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE
- Rutte: NATO i mbron të gjithë aleatët e vet, llogarisim në Maqedoninë e Veriut
- “Më shau nga makina, u vetëmbrojta”- I arrestuari Buçpapa rrëfen vrasjen e Egli Pashollarit: I rashë bories se më kishte zënë rrugën, por…
- Aksident me pasojë vdekje në zonën e Probishtipit
- Ngjarje e rëndë: Vdes fëmija 10-vjeçar pasi ra nga ballkoni!
- Vjedhje drush dhe falsifikim dokumentesh në rajonin e Gostivarit
- Arrestime për drogë në Shkup – katër persona të ndaluar
- Zhernovski: Kjo qeveri nuk do të anëtarësohemi në BE, atje nuk ka 5 ton drogë dhe tendera për familjarët


