Avokati Aleksandar Tortevski, duke kometuar ndodhitë në skenën poltike, në deklaratë për “Fokus” thotë se tani, që kur Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeveri, presidenti Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, është i obliguar mandatin t’ia dorëzojë LSDM-së. Në të kundërtën, Tortevski thotë se presidenti do të përgjigjet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Nga mbrëmë në mesnatë, praktikisht mandati i është kthyer Gjorge Ivanovit. Kështu që, ai duhet tani atë ta dorëzoj te partia tjetër sipas numri të mandateve të fituara në kuvend. Ivanov duheshte të bëjë konsultime në dhjetë ditët e para, kur mandati ishte te ai. Ajo ishte kohë e konsultimeve. Tani patjetër të shkojë sipas rradhës. Nëse nuk vepron kështu, atëherë bën vepër penale-keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë Tortevski.
Një pjesë e madhe e ekspertëve janë me të njejtin qëndrim me Tortevskin dhe i bëjnë thirrje presidentit me urgjencë ta mandatojë personin e radhës. Nga ana tjetër, në mediat proqeveritare, ekspertët e afërt me pushetin sugjerojnë Ivanovin të mos ia jap mandatin LSDM-së dhe të ketë zgjedhje të reja.

