Alsat 2019-08-31T15:53:01+02:00
Shoqëria MHE Topolki, ashpër i demanton informacionet e pasakta dhe konstruksionet e rreme dhe kërkon falje publike nga media dhe gazetari
Shoqëria MHE Topollki kategorikisht i hedh poshtë pretendimet e rreme të publikuara në tekstin me titull “Nëpunës që kanë pasur dyshime për rastin Topollki, të familjes Angjushev kanë përfunduar prapa grilave! Të publikuar në TV Alsat-M më datën 09.08.2019.
Sipas Marrëveshjes së koncesionit për ujë, për ndërtimin e hidrocentralit të vogël të vitit 2015 ( lidhur mes Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE) dhe Leja e ndërtimit e lëshuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve në vitin 2016, ndërtimi i hidrocentralit të vogël MHE Topollki bëhet me etapa, në faza të njëpasnjëshme ku procesi vijon sipas obligimeve të marra përsipër në pajtim me Marrëveshjen e koncesionit nga viti 2015, ku çdo hap dhe aktivitet i ndërmarrë është publik dhe transparent.
Lidhja e Shoqërisë MHE Topollki dhe vënia në kontekst me pretendimet e gazetarit, janë absolutisht të pasakta, tendencioze dhe janë me qëllim të shkaktohet dëm i imazhit dhe nderit të shoqërisë dhe drejtorit Todor Angjushev, si dhe sigurisë dhe rrjedhës normale të punës në pajtim me ligjin.
Shpjegojmë se në pajtim me Ligjin për tokë ndërtimore, nëpunësi që e udhëheq procedurën për dhënien me qira afatgjate për ndërtimin e objekteve të interesit publik është i obliguar dhe detyruar me automatizëm të kërkojë mendim nga Prokuroria e shtetit.
Procedura për qira afatgjate bëhet në mënyrë elektronike, ashtu që pala dhe organi që e udhëheq lëndën kanë qasje të plotë në rrjedhën e veprimeve. Shpjegojmë se organi që e menaxhon procedurën, apo nëpunësi ka kërkuar Mendim nga Prokuroria e Shtetit më 30 korrik, viti 2019 (shumë më vonë nga datat e theksuara në tekstin e gazetarit).
Lidhja e Shoqërisë MHE Topollki dhe vënia në kontekst me informacione të pasakta, të sajuara dhe insinuata, shkakton dëm në nderin dhe imazhin e kompanisë të drejtorit.
Prandaj kërkojmë publikim të përmbajtjes së plotë të këtij demanti në formatin e njëjtë informativ (lajme) si dhe kontributin, dhe kërkojmë që media TV ALSAT M dhe gazetari të kërkojnë falje, për të pavërtetat dhe insinuatat e publikuara.
Çdo informacion i pavërtetë i mëtejmë ose insinuatë me qëllim të lidhjes së Shoqërisë MHE Topollki, me cilindo rast rrjedhës dhe proces gjyqësor, do ti nënshtrohet ndërmarrjes së masave ligjore të shoqërisë me qëllim të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të Shoqërisë dhe drejtorit dhe ta parandalojmë përhapjen e informacioneve të pavërteta dhe të pasakta.
Alsat
Loading…



