Mbikëqyrja në M-NAV kryhet në përputhje me vendimin e Qeverisë, sipas të cilit Inspektorati Shtetëror i Punës ngarkohet të kryejë mbikëqyrjen inspektuese. Në vitet e kaluara nuk ka pasur një mbikëqyrje të tillë, tha drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska.
E pyetur nëse hetimi do të zgjerohet në M-NAV për shkak të akuzave se aty janë të punësuar familjarë të zyrtarëve të caktuar, Tomovska tha se kur bëhet fjalë për një punonjës, nuk ka rëndësi kush është i afërmi i tij.
Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të shpallin rezultatet e inspektimit brenda një jave.
Tre inspektorë kanë hyrë në M-NAV katër ditë më parë dhe kanë filluar inspektimin.