Alsat 2019-12-20T19:10:05+01:00
Nikola Gruevski është gomar që u arratis në Hungari dhe tani vetëm samarin po e tërheqin nëpër gjykata. Kështu deklaroi ish ministri Mile Janakievski. Ai i akuzuar në rastin e rrënimit të objektit “Kosmos” vlerëson se është i pafajshëm dhe thotë se nuk ka nënshkruar asgjë.
Gomari iku, tani godasin samarin”-tha Mile Janakieski, i akuzuar.
Kështu i akuzuari, ish ministri i Transportit Mile Janakievski i përshkruan proceset kundër tij, duke aluduar në ish kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski. Janakievski në mbrojtjen e tij para gjyqit për rastin “TNT”, përkatësisht për prishjen e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski, mohon që si ministër të jetë i përfshirë në këtë rast. Janakievski pohon se për objektin nuk ka nënshkruar asnjë dokument. Përgjegjësinë e hodhi mbi komunën e Gazi Babës. Pohon se objekti ishte i paligjshëm dhe si dëshmitarë kërkoi të dëshmojë biznesmeni për, siç tha, bisedimet intensive mes Canovskit dhe Gruevskit i cili është i akuzuari i parë në rastin “TNT”.
Në një ditë ka tetë porosi SMS, ndërsa PSP-ja i ka paraqitur dy. Është mirë që Fijat Canoski të na tregojë të vërtetën sepse kam shumë informacione, nuk dua të spekuloj. Cili ishte motivi, dhe kush e urdhëroi që të vazhdojë të ndërtojë në kundërshtim me ligjin? A ka pasur premtim se kjo do të zgjidhet? Në fund të ditës ta pranojë se dikush i ka thënë ndërto në mënyrë ilegale dhe unë do ta legalizoja ndërtesën”-pohoi Mile Janakieski, i akuzuar.
Janakieski dëshiron që edhe Katica Janeva të dëshmojë në procedurë shtesë. Ai dyshon se ajo në krye të PSP-së , ka tërhequr aktakuzë, ndërsa biznesmeni Adrian Amzovski, i cili u dëmtua në rastin TNT ka paguar në organizatën e humanitare të Boki 13. Në bombat e publikuara nga LSDM-ja, dëgjohet se si ish kryeministri Gruevski e urdhëron, ndërsa Janakievski është gati ta prishë objektin.
Bomba;
Nikolla Gruevski: Ja, le ta konsideroj nga ana jonë, që është bërë.
Mile Janakieski. Shërbim. Mirë, mirë doli kështu.
Nikolla Gruevski. Mirë doli. Do të thotë, jo që është dhjerë, por sh…i shkon për këmbësh”.
Para se të filloj mbrojtja e ish ministrit, avokati i ish kryetarit të Gazi Babës, Toni Trajkovski, mohonte që nuk ka pasur kohë ta shqyrtoj lëndën. Këshilli Gjyqësor në krye me gjykatësin Ognen Stavrev kanë kohë deri të martën të marrin vendim. Nëse deri më 24 dhjetor nuk mbaron procesi, që po zhvillohet dy vite, duhet të filloj prej fillimit sepse atëherë është dita e fundit e punës para pensionit të njërës nga porota. Krahas Janakieskit dhe Trajkovskit, në TNT akuzohet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungaria dhe katër të punësuar në Gazi Babë.
Igor Stefanovski
Loading…




