Një dramë familjare ka ndodhur dje rreth orës 11:45 në një fshat të rrethinës së Tetovës. Policia e Zherovjanit ka prangosur personin SH.B. (31 vjeç), i cili akuzohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 54-vjeçare.
Gjatë konfliktit, ai ka sulmuar edhe bashkëshortin e nënës i cili tentoi t’i dilte në mbrojtje, duke i kërcënuar të dy me një mjet të mprehtë. Policia ka reaguar me shpejtësi duke e neutralizuar agresorin, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për dhunë në familje.


