Me 24.03.2019 rreth orës 02.30 në Stacionin Policor në Berovë është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të Z.M.(56) nga fshati Rusinovo, Berovë, në momentin kur kanë qenë duke fjetur anëtarët e familjes, transmeton Almakos.
Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga zjarri është djegur në tërësi shtëpia. Zjarri, me ndihmën e fqinjëve është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Berovë.
Është kryer kontroll nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Berovë dhe inspektori për zjarre nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.