5 Tetor 2018 / 15:12
Sot në Gjykatën Penale vazhdoi dëgjimi i “bombave” në rastin me parregullsitë zgjedhore të njohur si “Titanik”. Bisedat e përgjuara që dëgjohen si provë nga Specialja, treguan se si të pandehurit janë koordinuar dhe anë siguruar vota për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Rolin kryesor në bombat për “Titanikun” e ka ish ministri i transportit, Mile Janakieski. Ai nga bashkëbiseduesit kërkon lista të votuesve të besueshëm, dërgon kërcënime për largim nga puna, por edhe koordinon autobusë për të sjellë votuesit nga Austria dhe Italia. Në një nga bisedat nga Janakievski kërkohet të ndjekë stërvitje për vendvotime specifike ku duhet të votojnë personat që kanë marrë të drejtë vote në komunën e Qendër, a të cilët janë nga Pusteci, Shqipëria.
Alsat-M


