Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, në të cilin duhet të dëgjohen “bombat” nga materiali dëshmues i Prokurorisë Speciale.
Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së prëcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

