27 August 2018 / 17:34
Seanca gjyqësore per rastin Titanik 2 ka filluar me gjysme ore vonesë për shkak se njeri nga avokatët e të akuzuarve nuk erdhi në kohë pas çka gjykatësi i shqiptoi dënim. Seanca ka filluar me dëgjimin e dëshmive ku e para në cilësinë e dëshimtares ishte ish anëtarja e KSHZ-së Violeta Duma. Në pyetjen e prokurores Fatime Fetai se a i kujtohet dita kur KSHZ-ja ka diskutuar në lidhje me vendvotimin 1727 në Strumicë, Duma ka thënë se nuk i kujtohet mirë, për shkakë të kohës që ka kaluar, megjithatë ajo theksoi se në një moment kolegut i cili ishte ulur afër asaj Bedredin Ibrahimit i kishte rënë telefoni. Ibrahimi i kishte thënë Dumas se e kërkon shefi pas çka ka dalë jasht të bisedoj. Duma gjithashtu tha se para bisedës telefonike, Ibrahimi konsideronte se ankesa e VMRO DPMNE-së për atë vendvotim nuk kishte bazë mirëpo sipas saj Ibrahimi kishte ndryshuar mendjen pas thirrjes telefonike me çka kishte votuar njëjt sikurse anëtarët e VMRO-së. Në cilësin e dëshmitarëve sot u paraqitën edhe ish anëtarë të tjerë të KSHZ-së. Seanca e radhës do të mbahet me 6 shtator.