Në moshën 83-vjeçare, ka ndërruar jetë këngëtarja legjendare Tina Turner, transmeton Anadolu.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Rollit’, ka vdekur sot paqësisht në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut në Zvicër”, thuhet në një deklaratë nga përfaqësuesit e saj.
“Me të, bota humbi një legjendë të muzikës dhe një model”, shtohet në deklaratë.
Turner ishte një nga zërat më të njohur të rokut dhe kishte hite si “Proud Mary”, “The Best”, “Private Dancer” dhe “What’s Love Got To Do With It”.