Dëshira jonë është që kriza të përfundoj sa më shpejt që të mund Maqedonia përsëri të rikthehet në rrugën e vërtet, drejt afrimit dhe integrimit të NATO dhe BE. Dëshirojmë që situata të mbetet e përmbajtur dhe në pajtim të vërtet mes të gjithë bashkësive etnike që e përbëjnë këtë vend. Kështu ka deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoni, Krisitian Timonie gjatë vizitës që ia ka bërë kompanisë “Zavar”.
Timonie tha se është i njoftuar me letrën e Gjorge Ivanovit, por se nuk do ta komentoj, ngase, siç tha e njëjta nuk është dërguar deri tek kryetari i Francës.
“Jam njoftuar me letrën që ka dërguar Ivanov deri tek presidenti i Këshillit Evropian, presidenti i SHBA-së, presidenti i Turqisë dhe Sekretari Gjeneral i NATO-së. Do të kuptoni se përse nuk dëshiroj ta komentoj atë letër e cila nuk është dërguar tek presidenti i Francës. Kjo letër do të shqyrtohet në kuadër të Këshillit Evropian të premten”, ka thënë ambasadori Kristian Timonie.

