Pas përfundimit të konventës së Rilindjes me Besë janë thyer disa vetura të simpatizuesve nga Tetova, shkruan Gazeta Lajm. Këto akte vandale kanë ndodhur në parkingjet përreth sallës “Boris Trajkovski” ku mbrëmë kjo parti mbajti konventën për promovimin e kandidatëve për deputetë.
“Burime nga ky koalicion dyshojnë se kjo është vepër e strukturave të BDI-së në policinë sekrete”, ka shkruar gazeta Lajm.