Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara mbrëmë në Kumanovë.
“Një ndeshje basketbolli nuk është arenë për gladiatorë të urrejtjes, as podium për t’i bërë jehonë fantazmave të së shkuarës! Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan mbrëmë!
Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë.
Ata që zgjedhin të këndojnë himnin e urrejtjes në vend të himnit të lojës, nuk janë tifozë, janë aktorë të vegjël të një drame të madhe që e kemi kaluar bashkë dhe nuk kthehemi më aty!
Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket. Maqedonia e Veriut nuk është as rezervat etnik, as kështjellë monokulture, por një mozaik në ndërtim, që nuk pranon bojë të zezë mbi ngjyrat e përbashkëta.
Le të jetë e qartë: kush mendon se me zhurmën e sharjeve do ta mbulojë zërin e bashkëjetesës, është i humbur në historinë e vet, jo në të ardhmen e këtij vendi!”, ka shkruar Kasami.
Data 15.02.2026
Aktuale
- Taravari: Zgjedhjet e parakohshme varen nga VMRO-DPMNE
- Mexhiti: Vendosëm disa kontejnerë nëntokësor, ky është kujdes për cilësinë e jetës në Çair
- Më shumë se 30 shtëpi të kapluar nga uji, Elmazi: Do mbështesim familjet e prekura!
- EMRI/ E rëndë në Librazhd, po riparonte mjetin në servis, humb jetën 23-vjeçari ish-polic
- (VIDEO) Përmbytje në rajonet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës
- FOTOLAJM/ Bllokohet aksi Maliq–Lozhan, rrëshqitja masive e dheut shemb murin anësor të rrugës
- Përmbytje në Gostivar, Tetovë, Kërçovë dhe Shkup, QMK jep detaje
- Siria në prizmin e shpresës


