Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se UNESKO ka hapur thirrje për nominim për Çmimin për Arsim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2025, financuar nga Qeveria e Japonisë.
“Ky çmim u prezantua nga UNESKO në vitin 2014 dhe ndahet për projekte dhe programe të jashtëzakonshme në fushën e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm, bazuar në kriteret e dhëna, përkatësisht: transformimin, integrimin dhe inovacionin. Të drejtë për pjesëmarrje kanë institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, organizatat e sektorit civil dhe privat, mediat, akademitë, qendrat hetimore, institucionet arsimore dhe të tjera. Çdo shtet anëtar ka të drejtë të paraqesë maksimumi tre nominime”, thuhet në njoftimin e MASH-it.
Çmimi u ndahet tre laureatëve dhe kap vlerën e 50.000 dollarëve për laureat, e ndjekur nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me UNESKO-n.
“Nominimet dorëzohen përmes platformës onlajn, nga ana e Komisionit Kombëtar dhe Delegacionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNESKO në Paris, për të cilën kërkohen që ato të dorëzohen në formë elektronike, më së voni deri më 2 maj të vitit 2025, në adresën: [email protected]”, njofton Ministria.
Informacione shtesë në lidhje me nominimet, kushtet dhe kriteret gjenden në linkun: https://en.unesco.org/prize-esd.