Gjatë natës në fshatin Sllatinë të Tetovës janë thyer xhamat e shtabit të koalicionit Rilindje me Besë.
Thuhet se një dëshmitarë e ka dëgjuar zhurmën rreth orës 03.40 në mesnatë, kurse thyerja e xhamave është vërejt në ora 5 të mëngjesit. Si duket edhe në këtë cikël zgjedhor, incidentet kanë lënë për të dëshiruar, pasi kjo nuk është hera e parë që thyhet një shtab partiak. Policia ka qenë në vendin e ngjarjes për ekspertië dhe ka marrë masa për gjetjen e autorëve.
Nga ky koalicion bëjnë të ditur se ora 13:00 do të zhvillojn një konferencë për shtyp para shtabit.
/tetova1/