Partia Demokratike Shqiptare në kuadër tëfushatës parazgjedhore, tubimin e fundit e ka mbajtur në Kumanovë. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, u premtoi kumanovarëve se kur të vije në pushtet do ta bashkojë Likovën me Kumanovën, dhe kështu sipas tij, Kumanova do të bëhet qytet shqiptar me mbi 50%. Thaçi u kërkoi kumanovarëve që më 11 dhjëtor ta dënojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, dhe shtoi se menjëherë pas zgjedhjeve kur ta merr postin e zv/kryeministrit, vëmendje të veçantë do i kushtojë Kumanovës, raporton SHENJA.
“Kam një bindje të plotë, një siguri të paluhatshme se ju me votat tuaja jeni duke e shënuar orën e shpëtimit për shqiptarët. Edhe 50 orë kanë mbetur të vuajtjeve të shqiptarëve. Unë vi këtu të ju premtoj se pas këtyre 50 orëve vjen koha e lirisë, koha e çlirimit, koha e investimeve, dhe koha e jetës së lirë të Kumanovës. Unë vi para jush me një plan të vërtetë, pozitën e zv/kryeministrit do e marr, prkujdesja ime kryesore do të jetë për Kumanovën. Ne do ta bashkojmë Likovën me Kumanovën. Dhe ne bashkërisht do të zbulojmë edhe një gënjeshtër, mashtrim të Ali Ahmetit. Në Kumanovë shqiptarët janë shumicë, kur të bashkohet Likova, shqiptarët në Kumanovë janë mbi 50% dhe Kumanova është qytet shqiptar”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. /SHENJA/