Presidenti Hashim Thaçi, në 17 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo marrëveshje mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Implementimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare”, ka shkruar ai në Facebook