Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin “ZIGZAG” në TV Art ka folur për aktualitetin politik në vend, duke përmendur edhe çështjen e “dhënies” së përkrahjes së tij në natën e zgjedhjeve për Lëvizjen BESA..
“Unë kisha plan edhe pse rezultati ishte i dobët. Ne do të mbështesim Lëvizjen BESA për projektet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Mbështetjen politike që i dhashë Lëvizjes BESA, plani ishte që ata të flasin me Aleancën dhe pastaj të dilnim të tre partitë dhe publikisht t’ia merrnim legjitimitetin Ali Ahmetit dhe t’i bënim apel atij se negociatorët e ardhshëm me partitë maqedonase janë këto opozitar. Por, për mua ishte tërësisht e pashpjegueshme, sidomos për BESËN se me aq lehtësi do ta japin me aq lehtësi te Ali Ahmeti”, tha Thaçi.
Në lidhje me BDI-në, ai tha se BDI në zgjedhjet e fundit “nuk ka humbur shumë vota, por s’ka mundur që t’i vjedhë votat sikur i ka vjedhur në zgjedhjet e kaluara”.
Dhashë dorëheqje për arsye morale, dhe prita që edhe liderët tjerë shqiptarë të japin dorëheqje. Populli shqiptarë e ndëshkoi Ali Ahmetin dhe BDI-në me dyfishin e votave.
Dhashë dorëheqje për arsye morale, dhe prita që edhe liderët tjerë shqiptarë të japin dorëheqje. Populli shqiptarë e ndëshkoi Ali Ahmetin dhe BDI-në me dyfishin e votave.
Opozitarët virtual pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit vrapuan te Ali Ahmeti. Po të jetë nevoja do të mbështesim projektet e BESËS, që kanë të bëjnë me shqiptarët.Ne opozitarët kemi legjitimitetin që të zhvillojmë negociatat me partitë maqedonase, jo vetëm për formimin e qeverisë.
Procesi shkoi mbrapsht. Ahmeti humbi zgjedhjet dhe kaloi në opozitë. Pasi mbështeta publikisht Besën, Pritja një telefonatë nga Lëvizja Besa dhe kjo nuk u bë.
Padëgjueshmëri qytetare dhe bojkotimi i institucioneve të sistemit do ti detyronte maqedonasit që të ulen e të bisedojnë. Do të dëgjonte e gjitha bota.
Maqedonasit kanë qëndrim nëncmues ndaj shqiptarëve dhe kjo duhet të ndërpritet.Platforma për vendimarje konsensuale duhet tu hudhet në tavolinë.Rruga e vërtetë për zgjidhjen e cështjes shqiptare është nxjerja e platformës përpara dhe e gjithë kjo të përfundojë me marrëveshje, bashkësia ndërkombëtare të jetë ndërmjetësues.
Nuk do të bëja koalicion me asnjë forcë politike maqedonase, derisa nuk zgjidhen cështjet etnike të shqiptarëve.Asnjë politikan maqedonas nuk do të na i jep të drejtat nëse ne nuk i kushtëzojmë.
PDSH-ja doli e katërta me mandate, për shkak se partitë tjera shqiptare kanë më shumë parti në koalicione.
Ahmeti dhe Gruevski kanë pakt të përkohshëm që kjo situatë të vazhdohet deri në zgjedhjet lokale.Parashikoj, Si të kenë rezultat pozitiv në këto zgjedhje, mund të shkojnë në zgjedhje në vjeshtë. Mendoj se BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhjet kurse VMRO-DPMNE-së i konvenojnë.
Para negociatave për qeverinë duhen negociata shqiptaro-maqedonase, në suaza të platformës sonë, për të drejtat fundamnetale të shqiptarëve.
Nuk e pranova platformën – deklaratën e partive shqiptare për shkak të mospërfshirjes së vendimarjes me konsensus dhe për shkak se Ali Ahmeti nuk e ka legjitimitetin e fituesit të zgjedhjeve. Legjitimitetin e kanë partitë shqiptare opozitare me 120 mijë vota.

