28 June
Me 1,5 milionë euro, para të buxhetit të shtetit në muaj, Qeveria do t’i mbështesë kompanitë të paguajnë pagën minimale prej 12.000 denarë për çdo punonjës.
Siç kumtoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, mbështetja do të fillojë nga starti i pagesës së pagës minimale prej 12.000 denarë dhe deri në fund të vitit do të shpenzohen gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit.
Ky është propozimi qeveritar i cili është duke u shqyrtuar me të gjitha palët e përfshira, sindikalistët, odat dhe punëdhënësit. Prej marsit të vitit 2018 mbështetja buxhetore do të përgjysmohet dhe do të jetë vetëm 750.000 euro në muaj.
“Paratë për mbështetjen financiare të kompanive nga shtatori deri në dhjetor 2017, gjithsej gjashtë milionë euro, janë parashikuar me ribalancin e Buxhetit”, theksoi Tevdkovski në konferencë shtypi.

