Në Propozim-buxhetin për vitin 2018 është paraparë përmes debisë në tregun vendor dhe atij të huaj të sigurohen rreth 470 milionë euro për financimin e deficitit buxhetor, i cili është paraparë në 2,7 për qind nga BPV-aj dhe për kthimin e detyrimeve të papaguara që i kanë bërë qeveritë paraprake, paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski. Ai theksoi se për debitë e huaja, me rëndësi është sa do të jetë shkalla e interesit, gjegjësisht çmimi që do ta paguajnë qytetarët. “Nuk është njësoj të dilet në treg të huaj ose me eurobono e cila do të ketë tre, katër dhe pesë për qind ose do të ketë nëntë ose 10 për qind të shkallës së interesit. Do të sjellim vendim për dalje në treg të huaj vetëm nëse mendojmë se qytetarët do të paguajnë çmim të ulët”, deklaroi Tevdovski pas promovimit të publikimit të tij “Rruga përpara – Kolumnë për rritjen ekonomike dhe kohezioni social në Maqedoni” në Fakultetin ekonomik në Shkup. Theksoi se edhe sivjet me ribalancin e Buxhetit u dha mundësia për debi vendore dhe të huaj, por, siç tha, për shkak të financimit të suksesshëm të tregut vendor është vendosur të mos dilet në atë të huaj.
“Për vitin e ardhshëm parashikuam të ketë mundësi edhe për debi të huaj, sepse tani kemi shkallë të ulëta të volitshme të interesit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa pritjet janë se do të fillojë të rriten. Kjo na bën të mendojmë se ndoshta është koha të dalim në treg ndërkombëtar. Njëherit për momentin tre eurobonot kanë shkallë më të ulët të interesit dhe nëse dilet do të merret çmim më i ulët. Bëjmë analiza në ato fusha”, theksoi Tevdovski. Saktësoi se në Propozim-buxhetin janë paraparë më shumë mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, për shkak të përcaktimit për afrimin drejt NATO-s, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të detyrimeve serioze të bëra nga qeveria paraprake të cilat skadojnë për tu paguar