Qasja transparente dhe e ndershme e Qeverisë, si dhe afrimi drejt
NATO-s do të sjellë investime plotësuese të huaja në vend. Në mënyrë aktive po punohet në një projekt për lidhjen e kompanive vendore dhe të huaja nga industria e automobilave, me ç’rast do të sigurojë më shumë punë edhe për firmat vendore.
Këtë në një intervistë për Zërin e Amerikës e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili së bashku me guvernatorin e Bankës Popullore, Dimitar Bogov po e kryeson delegacionin i cili merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.
“Qasja jonë është që të kemi raport transparent me investuesit, të vendosim terren të pastër për lojë. Investuesit do të dinë saktë se me çka ballafaqohen. Nuk do të ketë kurrfarë hapësire për punë anash, korrupsion ose ngjashëm. Kjo është mirë dhe do të sjellë investime plotësuese të huaja.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme dhe çka është prioritet i jonë është që të punojmë në lidhjen e kompanive vendore me investuesit e huaj, kjo seriozisht mungonte viteve të kaluara. Për momentin përmes projektit të IFC-së po punohet në lidhjen e kompanive vendore nga veprimtaria e
automobilave me kompani të huaja”, theksoi Tevdovski.
Ekonomia botërore po rimëkëmbet vlerëson FMN-ja, rritja globale vlerësohet në 3,6 për qind. Projeksionet optimiste për ekonominë globale, sipas Tevdovskit, janë të mirë edhe për Maqedoninë, për shkak se jemi ekonomi e vogël dhe e hapur, e cila në masë të madhe është nën ndikim të asaj që po ndodh tek partnerët e tyre tregtar.
Siç theksoi, sivjet Ministria e Financave ka nisur me projeksion më konservativ për rritje ekonomike në krahasim me institucionet relevante si FMN-ja. Megjithatë, deri në vitin e ardhshëm projeksionet janë më të larta prej tre për qind dhe përputhen me ato të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në kuadër të takimeve vjetore delegacioni i Maqedonisë mbajti një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës Botërore, FMN-së dhe BEQ-së, si dhe me zëvendëskryetarin e Bankës Botërore Siril Miler, drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, drejtorin e FMN-së për Evropë, Poll Tomson dhe të tjerë.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove
- Ka humbur presidenti i Shqipërisë – nëse e gjeni mos na e ktheni
- Protestuesi nga Rrjolli: E kemi paralajmëruar që para katër muajsh, mos e ngacmo popullin! Kujton se është Zot
- Gazetari kosovar Mirlind Behluli mbron shqiptarët e Maqedonisë: Kanë luftuar dhe sakrifikuar për kombin
- Protestuesja denoncon skandalin: Makinat e shqiptarëve të diasporës u gjobitën në kufi! Nuk i lanë të iknin pa paguar gjobat maksimale, nga 125 mijë lek deri në 450 mijë lek

