Komuna e Tetovës duket dukshëm që i ka kushtuar mjaftë vëmendje investimeve kapitale në infrastrukturë. Kryetarja e Komunës Teuta Arifi sot është ndalur për inspektimin e rrugës “Vëllezërit Miladinov” një rrugë me mjaftë peshë për qytetarët dhe banorët e kësaj lagje.
Ajo në një postim në rrjetin social fejsbuk ka shkruar :
Në vazhdën e planit dinamik të asfaltimit të infrastrukturës rrugore, sot isha në inspektimin e punimeve në rrugën “Vëllezërit Miladinov”. Rruga në fjalë ishte në gjendje jo të mirë për sa i takon cilësisë, gjë që paraqiste një vështirsi të madhe për banorët e kësaj lagje, por edhe për trafikun e makinave. I japim fund rrugëve të shkatruara. Do të vazhdojmë edhe më tej me asfaltimin e infrastrukturës rrugore, do të përkthejmë çdo taksë të qytetarit në investime. Duke menaxhuar me financat modeste të komunës me përgjegjshmërinë më të madhe. #PunaMbiFjalët
Ndryshe siç pritet Arifi shumë shpejtë do të del në rrugën Bllagoja Toska.