Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar për siguri më të madhe të trafikut dhe rrugë më të sigurta, muajin e kaluar (qershor) në rajonin e gjerë të Tetovës janë ndërmarrë gjithsej 823 masa për tejkalim të shpejtësis së lejuar maksimale brenda dhe jashtë vendbanimit informon Tetovasot. Nga këto, 83 shkelje kanë qenë për tejkalim shpejtësie për më shumë se 70 km në orë jashtë vendbanimit dhe 18 për më shumë se 50 km në një zonë banimi. Për të gjith shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate për kundërvajtje dhe do të ballafaqohen me gjoba adekuate të parapara me ligj, kurse të njëjtit do tju shqiptohet edhe masë mbrojtëse ,,Ndalesë“ në afat prej një muaj deri në një vit. Gjoba për shkelje të këtilla si shpejtësi e tejkaluar është 400 euro në kundërvlerë të denarit.
Aktivitetet e kontrollit të shpejtësisë gjatë ditës dhe në mbrëmje, kur aktivizohet i ashtuquajturi radar i natës, me intensitet të njëjtë janë planifikuar për dy muajt e ardhshëm. Përveç kësaj, në zonën e Tetovës, përparësia e sigurisë në trafik këtë verë do të jetë parkimi, veçanërisht në zonën qendrore të Tetovës. Kjo është aq më tepër pasi që një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë filluar të mbërrijnë vendin tonë, gjë që do të rrisë ndjeshëm frekuencën e përgjithshme dhe nevojën për një qarkullim të rrjedhshëm dhe pa pengesa si dhe vend të lira për parkim.
Data 20.05.2025
Aktuale
- Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje
- BFI e Maqedonisë sivjet vjel nga haxhi 13.5 milion euro!
- Drejtori i NP. Higjiena Komunale, Sabahudin Rustemi ju përgjigjet akuzave të Visar Ganiut
- Kërkuan pamje filmike të numërimit të votave nga KQZ, zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS: Të mos i hyhet asaj rruge! Humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak i humbjes edhe të fytyrës
- DAP fillon pagesën: 13 milionë euro për qytetarët nga skanimi i llogarive fiskale
- A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë
- Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!
- Tak Fak hyn brenda Spitalit të Tropojës, nëndrejtori refuzon të flasë pa autorizim për mungesën e specialistëve! Mjekët: Operacione nuk kryejmë, rastet dërgohen në Kosovë