Ka përfunduar e qetë protesta e sotme kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike e organizuar nga nisma “Boll Më”. Protesta ka filluar në Sheshin Iliria në Tetovë, ndërsa protestuesit kanë marshuar deri tek Monopolli dhe janë kthyer sërish tek sheshi, duke bllokuar kështu rrugën në të dy drejtimet. Protestuesit edhe sot kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdim të protestave çdo të premte, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, sidomos pas premtimit të Qeverisë se do e ul TVSH për energjinë elektrike nga 18 në pesë për qind. Protestuesit sot kritikuan partinë opozitare VMRO për protestat që bën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se, VMRO është pjesë e fajit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
- Kosova shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara, dënon sulmet iraniane
- Tryeza e Salianjit, Shpend Gashi flet për sulmin ndaj News24: Te media ku punoj vjen njëherë në 2-3 ditë gjoba nga 1.5 mln euro
- Derivatet e naftës ulen për dy denarë në RMV
- “Po iki, mos më kërkoni!”- E mitura në Durrës largohet nga shtëpia, prindërit apel për gjetjen e 14-vjeçares
- ASH-Sela: U konfirmua se Taravari është shërbëtor i këtij sistemi të kapur, do ta ankimojmë vendimin
- “IKMT jo institucion i matrapazëve, por i ligjit”- Kryeinspektori Dashnor Sula: Ka më shumë juristë se sa inxhinierë, të riformatohet! Portal edhe për monitorimin e inspektorëve
- (VIDEO) Kuvendi e zgjodhi Nenad Savevskin si kryeprokuror të shtetit


